Kumrije Sahiti: Do ta bëj të pamundurën që të ngritet niveli i arsimit në Kosovë

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga LDK-ja, Kumrije Sahiti, ka marrë pjesë në tubimin elektoral në shkollën “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka marrë përkrahjen e LDK-së dhe të kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa, për të sjellë reforma në arsim.

40 vjet kontribuoi në arsimin kosovar. Edukoi dhe mësoi shumë gjenerata. Por dëshira për të dhënë kontribut edhe në aspektin politik, ka bërë që Kumrije Sahiti t’i hyjë garës për deputete.

 “Vitet e ’90-ta unë kam punuar dhe lirisht mund të them që në ato kushte aq të vështira që ishin dhe jemi munduar që ta japin një kontribut jashtëzakonisht të mirë  poashtu me ndihmën e prindërve të nxënësve  të cilëve kemi punuar në shtëpi shkolla kemi dhanë atë maksimumin që është dashtë. Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Presidentin ka dhënë maksimumin për zhvillimin e mësimit”, tha ajo ditë më parë për Ekonomia Online.

Synimi i Kumrije Kallaba – Sahitit, si deputete e ardhshme është të jap dijen dhe kontributin e saj në bashkërendimin e politikave dhe qasje konstruktive në përpilimin e një plani të arsimit, së paku 20-vjeçar, i bazuar në praktikat më të suksesshme ndërkombëtare. Plan i cili i mundëson që ndryshimet qeveritare të mos pengojnë vazhdimin e reformave të nevojshme ndërvite.

Ndryshimet rrënjësore në arsim kërkojnë kohë, kuadro profesionale, vullnet politik dhe shoqëror. Kumrije Kallaba – Sahiti, beson se energjia dhe puna e palodhshme që do ta jap si deputete do të paraqes nevojat e shoqërisë dhe do të jetë e pranueshme nga i gjithë spektri politik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme