Kundërshton opozita, Komisioni s’diskuton Projektligjin për Pagat

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 10:58 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ishin 9 pika në rendit të ditës.

Por, deputetët e opozitës janë ankuar për agjendë të ngjeshur, duke kërkuar që sot vetëm të caktohet mbledhja e radhës me dy projektligje, raporton Ekonomia Online.

Pas kundërshtimit të tyre nga rendi i ditës janë hequr pakoja e projektligjeve për reformën në administratën publike, kur përfshihet Projektligji për Pagat, dhe projektligji për Transmetuesin Publik.

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, ka dhënë vërejtje për numrin e  madh të projektligjeve brenda një mbledhjeje.

“6 projektligje janë tepër për një mbledhje. Më shume se dy projektligje në. Ne mbledhje janë shumë. Ajo është shkel e shko kishe po i shqyrtojmë”.

Edhe deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani, tha se sot nuk ka kushte për të zhvilluar mbledhje të komisionit.

“Propozoj që sot me u marr vesh cilat prej dy projektligjeve me i trajtuar mbledhjen e radhës sepse sot s’ka kushte”.

“Për transmetuesin kemi vërejtje gati në çdo nen nga KMP-ja duhet ngadalë këto me i analizuar. Kështu qojmë dokumente që ngjallin debat si dokumenti për ESPA-në”.

Me Pantinën dhe Rrahmanin u pajtua edhe deputeti i LVV-së, Adem Mikullovci.

“Ne sot mundemi veç me kaluar nëpër to. Sot mund vetëm të merremi veç për punët”.

Kryetari i Komisionit, Nait Hasani, tha se Projektligji për RTK-në është punuar nga vetë deputetë. Ai propozoi që nga rendi i ditës të hiqen projektligjet që kanë të bëjnë me reformën në administratën publike, raporton EO

“Mendoj që Projektligjin për RTK-ne e kemi hartuar vet, duhet ta qojmë për seancë. Vetëm për komunën dhe qasjen ne dokumente mund të diskutojmë. Pikat 4, 5 dhe 6 i heqim”.

Milaim Zeka, nga Nisma Socialdemokrate ka propozuar që komisioni të jetë më i koordinuar, duke kërkuar që gjysma e pikave të rendit të ditës të shtyhen për mbledhjen e radhës.

“Mirë është me punuar se jemi prapa me ligje dhe kemi ligje shumë të rëndësishme. Mbledhjet e komisionit duhet me u koordinuar më mirë, kam vërejtje. I ndajmë pikat, sot po i shqyrtojmë disa, pikat tjera në ditë tjetër”.

Komisioni ka bërë shqyrtimin e raporteve të komisioneve të përhershme për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, të cilin e ka dërguar në kryesi të Kuvendit.

Ky ishte rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës:
  2. Shqyrtimi i raporteve të komisioneve të përhershme për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës;
  3. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.06/L-097, për Transmetuesin Publik të Kosovës;
  4. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-111, për Pagat në Sektorin Publik;
  5. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-113, për Organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura;
  6. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.06/L-114, për Zyrtarët Publik;
  7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-081, për Qasje në Dokumentet Publike;
  8. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-092, për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës;
  9. Të ndryshme.

Të ngjashme