Kurti: Asamblistja më e votuar e LDK-së iu bashkua Vetëvendosjes

Prishtinë | 27 Dhj 2020 | 21:25 | Nga Ekonomia Online


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se Yllkë Neziri, e cila ishte asamblistja më e votuar e LDK-së në Komunën e Ferizajt, i është bashkuar Vetëvendosjes.

Këtë e ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në Facebook.

“Yllka rrjedh nga një familje intelektualësh, ka gradën Bachelor në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, dhe Master në po të njëjtin drejtim. Ajo ka përvojë si financiere dhe në fushën e kontabilitetit në sektorin privat, aktualisht mban pozitën e Financieres në KRM Pastërtia Sh.A. Ajo po ashtu është anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Komunal të Ferizajt, dhe tani e tutje do të jetë një vlerë e shtuar në grupin e asambleistëve të Lëvizjes në Ferizaj”, ka shkruar ai.

Të ngjashme