Kurti bashkëbisedon me ndërmarrësit e rinj për mundësitë e zhvillimit ekonomik

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 18:21 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tryezë me temën “Ekonomia dhe Teknologjia e së Ardhmes”.

 Kryetari i VV-së, Albin Kurti në këtë debat ka thënë se duhet të ndërrohen kurikulat në ekonomi dhe teknologji, raporton EkonomiaOnline.

Kurti tutje në këtë bashkëbisedim me njerëzit e ekonomisë ka thënë se duhet të formohet ekosistem i cili ndihmon në hapjen e Start-Up-ve dhe ndihmon të rinjtë .

“Është takim për të ardhmen pasi kemi të tashme do të bëhet kollaj e mirë, e ardhmja jonë në kontrast më krizën që jemi ngujuar. Ndërmarrësit e rinj pajtohen të konstatojmë se janë disa hapa përpara në fushën e tyre para gjithë të tjerëve. Stagnimi ekonomik se ka prekur fare zonën e tyre, jo pse i ka mbështetur dikush po vetëm fal talentit vetjak prej atyre që ligjërojnë dhe ata që kanë kompani dhe vazhdojnë më sukses. Jemi bashkë sot të vendosim format e komunikimit.

Kurti tha se me VV-në në qeveri çdo i ri që përfundon shkollimin e mesëm do të jetë i aftë për punësim.

“Planifikojmë që pas përfundimit të shkollimit të mesëm çdo djalë e vajze të këtë mundësi të jetë i aftë për punësim. Ata të rinj që kanë talent për të formuar Start Up do të mbështeten me këshilla dhe kapitale fillestare. Shumica e kompanive tona nuk kanë internet të qëndrueshëm servere të shtrenjta të gjitha këto telashe”, tha ai.

Ndërsa eksperti i ekonomisë i cili aderoi para disa ditësh në partin Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se situata e krijuar në vend sa i përket ekonomisë dhe teknologjisë është emergjente dhe sipas tij duhet kushtuar rëndësi këtij sektori që të rritet.

“Situata e krijuar në vend është emergjentë pasi të rinjtë po ikin dhe thonë se nuk ka shpresë edhe nëse gjejnë vend punë nuk ka pagë të dinjitetshme në këtë aspekt përmes këtij bashkëbisedimi me ju do t’i tregojmë problemet. Duke pas parasysh se kjo temë është jetike me ia kushtua rëndësinë e  duhur si me rrit këtë sektorë në mënyrë që të rinjtë me pas shprese dhe me jetuar në këtë vend”, tha ai.

I pari i VV-se pati disa pyetje nga të rinj pjesëmarrës që merren me ndërmarrësi dhe inovacion se a duhet bankat e vendit të mbështesin njerëzit që hapin një biznes të ri, qeveria të përkrah këto biznese dhe nëse ka profesionistë të mjaftueshëm që ndihmon në këtë fushë.

Hekuran Murati tha se konsiderohet e rrezikshme mbështetja nga bankat për biznese të reja.

“Mbështetja e një Start-Up-i konsiderohet e rrezikshme për bankat madje kjo konsiderohet e rrezikshme në mbare botën. Nuk mendojmë të kufizohemi me këto banka kufizuese ne më qeverinë tonë parashohim ta kemi  edhe bankën zhvillimore”, tha ai.

Kurti tutje ka thënë se Qeveria asnjëherë nuk duhet mbështetur biznese të caktuara.

“Qeveria duhet të jetë afër por jo me biznese të caktuar e që i kanë të rezervuar ulësen në kuvend me fitim në përgjithësi. Po të ishte shteti më i afërt me bizneset në përgjithësi do ta kishte më lehtë bashkëpunimin më të mirë të bizneseve”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme