Kurti dhe Konjufca takohen me ambasadoren e Suedisë, bisedojnë për zhvillimet e fundit në vend

Prishtinë | 21 Gus 2019 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe drejtuesi i grupit parlamentar, Glauk Konjufca, kanë pritur në takim ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny dhe sekretarin politik të ambasadës, Olle Ingvarsson.

“Në takim u ndanë mendimet mbi situatën në vend dhe mbi zhvillimet që priten të ndodhin në skenën tonë politike në ditët dhe javët në vazhdim. Kryetari Kurti përsëriti me partnerët e ambasadës së Suedisë qëndrimin e Lëvizjes për domosdoshmërinë e ndryshimeve të mëdha politike në Kosovë që do të hapin një horizont të ri për daljen nga kriza dhe përparimin e saj. Në veçanti u diskutua për nevojën e trajtimit të barazisë gjinore dhe krizës klimatike ne shoqërinë dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në postimin e Lëvizjes në Facebook.

Më tej thuhet se në bisedë ambasadorja Ahliny përsëriti gatishmërinë e saj për t’i përforcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, një gatishmëri reciproke kjo edhe nga ana e Lëvizjes.

Image may contain: 1 person, sitting
Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting

Të ngjashme