Kurti dorëzoi në Kushtetuese komentet në lidhje me dekretin e presidentit

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka dorëzuar komentet e tij në lidhje me kërkesën nr. KO 72/20, pranë Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e shpallur nga Presidenti, pak para orës 16.00 të premten e datës 30 prill.   

“Ndër të tjera, bazuar në argumentet e paraqitura iu kërkua Gjykatës që të shpallë kërkesën të pranueshme dhe të shpallë dekretin e Presidentit nr.24/2020 të pavlefshëm dhe në kundërshtim me nenet 4.1, 84.4 dhe 84.14 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Qeveria është duke kryer me sukses detyrat e saj kushtetuese”, është thënë komunikatën e Qeverisë.

Të ngjashme