Kurti e Gërvalla lëshojnë sallën, ndërpritet seanca për politikë të jashtme

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 16:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njoftoi për largimin e kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla nga seanca, për një takim që ajo e kishte në agjendë, raporton Ekonomia Online.

Për largimin e saj reaguan Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me ç’rast, edhe vendosën ta lëshonin sallën.

Konjufca, tha se “më nuk ka kuorum për ta vazhduar seancën”, dhe kësisoj përfundoi për ditën e sotme.

Në Kuvendin e Kosovës sot u diskutua për politikën e jashtme.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, lëvduan punën e Qeverisë deri sot e në veçanti politikën e jashtme, derisa opozita e kritikoi.

Të ngjashme