Kurti e “retushon” historinë, thotë se nuk ka qenë kundër të gjitha marrëveshjeve me Serbinë

Prishtinë | 27 Qer 2022 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka qenë kundër të gjitha marrëveshjeve me Serbinë.

Ai ka folur edhe specifikisht për marrëveshjen e energjinë me Serbinë, për të cilën tha se “është marrëveshje jo e mirë”.

“Ajo marrëveshje nuk është e mirë dhe ajo që kemi bërë ne është një udhërryfyes i zbatimit që ka afate të caktuara”. tha Kurti në Syri Tv.

Sipas tij, kompanisë “Elektrosever” i ka dhënë licenca me kushte të caktuara.

Kur u pyet se në të kaluarën një marrëveshje të tillë e ka konsideruar “tradhti”, Kurti tha se “i ka futur duart në baltë”, sepse sipas tij “pushtet e kaluara e lanë pushtetin aty”.

Të ngjashme