Kurti flet për situatën në Bosnje, thotë se kanë një ndërlidhje me Kosovën

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur për situatën e krijuar në Bosnje dhe Hercegovinë, pas deklaratave të udhëheqësit serb të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili është duke kërcënuar me ndarjen e Republika Sërpskës – entitet i banuar me shumicë serbe – nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Ai tha se zhvillimet në Bosnje lidhen me Kosovën, shkruan Reporteri.net.

“Zhvillimet në Bosnje ndërlidhen me Kosovën në kuptimin që e kanë të njëjtin problem aspiratën hegjemonike nacionaliste të Beogradit, i cili vazhdon të vajtojë për humbjet që shtetit të Serbisë ia ka shkaktuar. Unë besoj që Serbia duhet të emancipohet prej viteve të 90’ta që i shkaktoi katër luftëra në Slloveni, Kroaci, Bosnjë Hercegovinë si dhe në Kosovë, me c’rast në këto dy të fundit edhe kreu gjenocid.”, tha kryeministri Kurti në Prizren.

Të ngjashme