Kurti fton qytetarët me 26 prill në protestë, Lumezin e quan lepurush

Prishtinë | 21 Pri 2019 | 14:23 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që të premten në orën 11:55, të protestohet kundër korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen bashkë në rrugën “Luan Haradinaj”, që të protestohet kundër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

“Njëherazi ne e dimë sepse e shohim, e dëgjojmë dhe e ndjejmë heshtjen e Prokurorisë së Shtetit veçmas të kryeprokurorit. Në një shtet ku vendi është i zaptuar është e mirë që në emër të qytetarëve që e duan drejtësinë në vendin tonë, të ngrehim këtë protestë të premten me 26 prill në orën edhe 5 në 12 apo 11 e  55”, tha Kurti, raporton Ekonomia Online.

Sipas Kurtit, asnjë nga krerët e shtetit nuk i frikësohen prokurorëve, veçmas kryeprokurorit Aleksandër Lumezi. Sipas tij, me këtë prokurorë shteti nuk bëhet Republikë, duke thënë se Lumezi është frikacak. Këtë të fundit dhe të tjetër Kurti i ka quajtur lepurusha.

“Korrupsioni në vendin tonë është shtuar dhe përhapur si asnjëherë me parë. Asnjëherë s’ka qenë më i kapur së sot. Prokuroria s’po i ndjek as krimet e luftës as të paqes as ato ekonomike. Kryeministri e kryeparlamentari nuk frikësohen nga kryeprokurori,  ai u frikësohet atyre. Asnjëherë s’ka pas ministra më të korruptuar dhe asnjëri si i fiksohet kryeprokurorit Lumezi. Me këtë kryeprokuror shteti nuk është republikë. Nga raportimet në media për afera e deri të gjeturat e Zyrës se Auditimit asgjë nuk është ndërmarrë. Prokurori Lumezi është frikacak dhe mbase i shantazhuar. Asnjë prokuror i Kosovës nuk foli as sot e kësaj dite 8 muaj më vonë më këso lepurushë nuk bëhet shteti me hajna nuk ka shtet po as me lepurusha”, tha Kurti.

�DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në konferencë për medie

Posted by EkonomiaOnline on Sunday, April 21, 2019

Të ngjashme