Kurti: Mund të jetojmë edhe pa njohjen e Serbisë, s’paguaj gjë për të

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për njohjen e Kosovës nga Serbia duke thënë se nëse serbët nuk e bëjnë një gjë të tillë, Kosova duhet të vazhdojë të jetojë edhe pa atë njohje.

Shefi i ezekutivit kosovar, i pyetur për ato që i ka thënë se ai është i përqendruar në çështjet e brendshme të tilla si lufta kundër korrupsionit dhe se mundësinë që dialogu të ndalohet plotësisht ka thënë se ai nuk është duke planifikuar që ta zëvendësoj varësinë e kaluar të Kosovës nga Serbia në varësinë e re të Kosovës nga njohja e Serbisë në Kosovën shtet të pavarur.

“Pra, për 13 vjet tani, ne kemi jetuar pa njohjen e Serbisë. Do të ishte mirë nëse Serbia na njeh, por unë nuk do të paguaj për atë, as me territorin e Kosovës, as me funksionalitetin e shtetit tonë. Kosova është e pavarur. 26 nga 30 vendet e NATO-s e njohën atë, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së njohën Kosovën. Rusia dhe Kina nuk na njohin, por SHBA-ja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar në Këshillin e Sigurimit na njohin. Ne do të duhet të vazhdojmë tutje”, është shprehur Kurti në një intervistë për European Western Balkans.

Të ngjashme