Kurti mund të zgjidhet kryeministër, por s’ka të drejtë të garojë për deputet

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 00:52 | Nga Ekonomia Online

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar sot nuk e pengon Albin Kurti, që të zgjidhet kryeministër.

Ai në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se kjo pikë për Kurtin dhe të tjerët, vlen vetëm për Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Kurti nuk ka të drejtë që të garojë për deputet dhe të marrë pozitë në Kuvend të Kosovës. Ai mund të zgjidhet Kryeministër nëse partia vendos që ta nominojë pa e futur në listë zgjedhore”, është shprehur Kryeziu.

Të ngjashme