Kurti për ngjarjen e 27 qershorit në Washington: Duket si takim njëditor ku servohen marrëveshjen

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, e kreu i LVV’së, Albin Kurti ka thënë se rifillimi i dialogut i përshatet kërkesave të shtetit serb.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook thotë se data 27 qershor e takimit është pas zgjedhjeve që mbahen në Serbi dhe vizitës që presidenti serb e ka në Moskë për të takuar me presidentin Putin.

“Rifillimi i dialogut po i përshtatet kërkesave të Serbisë, si në kohë ashtu edhe në përmbajtje. Data 27 qershor e takimit është aty sepse vjen pas datës 21 qershor kur mbahen zgjedhjet në Serbi dhe datës 24 qershor kur Vuçiq shkon në Moskë për t’u takuar me Putinin”, ka thënë Kurti.

Ish’kryeministri ka thënë që Serbia të jetë e kënaqur në Kosovë është krijuar një qeveri “koti”, e cila varet nga secili deputet i Listës Serbe.

“Në anën tjetër, që Serbia të jetë e kënaqur, u sajua një qeveri koti në Kosovë e cila varet nga secili deputet i Listës Serbe, që hoqi reciprocitetin me Serbinë dhe ju zotua emisarit Grenell që nuk do të kërkojë anëtarësim për Kosovën në organizatat ndërkombëtare. (Kjo e fundit është heqje dorë nga neni 17, paragrafi 1, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.) Në fakt, më parë se dialog si proces, kjo duket si takim njëditor ku servohen marrëveshjet”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se kjo casje sjell marrëveshje të dëmshme, të papranueshme e të pazotueshme.

“Qasja e këtillë asimetrike që ka për pikënisje pabarazinë e normuar midis Kosovës e Serbisë, sjell veçse marrëveshje të dëmshme, rrjedhimisht të papranueshme e të pazbatueshme. Andaj kjo gjen mbështetje vetëm te politikanë e zyrtarë që nuk përfaqësojnë popullin, sikurse Thaçi e Hoti”, tha ai.

Rifillimi i dialogut po i përshtatet kërkesave të Serbisë, si në kohë ashtu edhe në përmbajtje. Data 27 qershor e…

Gepostet von Albin Kurti am Dienstag, 16. Juni 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme