Kurti: Po pres votimin e Qeverisë në Mal të Zi për bisedimet rreth Demarkacionit

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 14:07 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e pret qeverinë e re në Mal të Zi që të fillojnë takimet e përbashkëta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Mallit të Zi, siç u zhvilluan me shtetet tjera të rajonit, raporton Ekonomia Online. Temë diskutimi tha se do të jetë edhe çështja e Demarkacionit me këtë shtet, i ratifikuar katër vite më parë, raporton Ekonomia Online.

Pas vizitës që i ka bërë shkollës “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, Kurti u pyet në 4-vjetorin e miratimit të Demarkacionit me Malin e Zi, për të cilën tha se qeveritë e kaluara padrejtësisht ia falën Malit të Zi 8200 hektarë të territorit të Kosovës.

“Shpresojmë që së shpejti Mali i Zi do të ketë Qeveri të re me të cilën do të mund të bisedojmë e ta trajtojmë këtë çështje. Për dallim nga qeveria paraprake e cila kishte për brenda elemente pro ruse, përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë. Ne kemi bërë mbledhje të përbashkëta të qeverisë me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë, dhe shpresojmë të bëjmë edhe me Malin e Zi pasi të formohet qeveria e re”.

“Shpresojmë që do të ketë kushte të reja, me qeverinë e re për ta trajtuar edhe këtë çështje për të cilën natyrisht fajin e përgjegjësinë e ka ajo qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht e shumë dëmshëm iu dha Malit të Zi 8200 hektar të territorit të Kosovës”, tha Kurti.

Të ngjashme