Kurti s’e komenton shumë inicimin e mocionit të mosbesimit nga LDK-ja, të presim…

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 21:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media, u pyet edhe në lidhje me inicimin e mocionit të mosbesimit nga ana e partnerit të koalicionit qeverisës, LDK-së, por tha se nuk ka përgjigje për të njëherë.

“E kam thënë, e them edhe sot se LDK-në e kemi partner. Ne e kemi LDK-në në koalicionin qeverisës. Por nuk besoj që LDK-ja do të duhej të identifikohet me deklaratën e mbrëmshme të Veliut. Nuk mundet ministri të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në mesnatë. Mendoj që LDK-ja nuk do të duhej të identifikohej me deklaratën e mesnatës të njërit ministër i cili nuk mban atë qëndrim në mbledhjet e brendshme e pastaj del kundër kryeministrit. Kur kemi qenë në negociata për krijimin e koalicionit qeverisës, e kemi thënë qartë: duam bashkëpunim dhe duam respektim dhe për këtë e kemi marrëveshjen me tekst dhe programin qeverisës”, tha Kurti, duke shtuar se “duhet të presim se çka do të bëjnë, çka do shkruajnë e çka do të veprojnë, e mandej do të përgjigjemi”.

Kurti: Thirrjet dëshpëruese për antiamerikanizmin tim s’i beson më askush

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova është vendi më pro-amerikan në botë dhe se cilësimet se VV-ja është antiamerikane “më s’i beson askush”.

“Natyrisht që edhe ne kur e luftojmë krimin e korrupsionin, me aq sa mundemi në një shtet që ende mbetet i kapur, sepse vetëm qeveria ka ndërruar, kundërshtarët përpiqen që të fshihen dhe streha e tyre janë thirrjet dëshpëruese që s’i beson më askush, për kinse antiamerikanizmin e kryeministrit. Këtë e kanë thënë edhe kur ka filluar Lëvizja Vetëvendosje, e edhe kur tash jam kryeministër. Janë të njëjtat thirrje të dëshpëruara. Kosova është mbase vendi më proamerikan në botë. Kosova është shteti në të cilin Amerika ka ndër ndikimet më të mëdha në botë. Si bëhet që një politikan që paska qenë antiamerikan i fitoi zgjedhjet? Këto më s’i beson askush”, theksoi kryeministri i Kosovës.

Kurti nuk e komenton mocionin e LDK-së për shkarkim, të presim…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sa i përket paralajmërimeve të LDK-së, duhet të presin se çfarë po shkruajnë e çfarë po veprojnë LDK-ja.

“Unë mund të them se jam befasuar sepse reagimi i tyre ishte paralajmërim. Unë kam përvojë të gjatë dhe askush nuk mund të më befasojë. Ne duhet të presim se çfarë do të shkruajnë e të çfarë të thonë ata, e mandej ne të reagojmë. Ne duhet të punojmë më shumë me gjithë kabinetin qeveritar rreth luftës ndaj Coronavirusin dhe t’i shtojmë të gjitha masat. Por jo ta shpallim gjendje e Jashtëzakonshme në Kosovë”, ka thënë ai.

“Pos mos të ishte deklarimi i mbrëmshëm i Veliut do të ishte situatë krejt ndryshe. Sot kemi situatë ndryshe dhe ai kapitull ka përfunduar dhe ka marrë fund. Nuk mund ta mbështesësh ta shpallësh gjendje të jashtëzakonshme të propozuar nga presidenti pa u konsolltuar me partnerin e koalicion, ndoshta mundesh, por shkarkohesh. Qeveria e re është përshkak se është serioze, ndërkaq me ambasadorin Kosnett, nuk ka pasur takim sot por dje, dhe në atë takim nuk kemi biseduar për taksën”, ka thënë Kurti.

“E kam thënë edhe sot e them se LDK-në e kemi parner dhe jemi në koalicion me ta por nuk besoj se LDK-ja duhet të pajtohet me deklarata të tilla të ministrave. Nuk mundet ministri të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në mes të natës. Pra LDK-ja nuk mundet të identifikohet me deklarata të ish-ministrit që del kundër kryeministrit. Kur kemi qenë në deklarata e kemi thënë shumë qartë se duhet respektim. Presidenti nuk insistoi sot sikur dje për shpallje të gjendjes së Jashtëzakonshme. Me vetëm 20 të testuar pozitivisht falë të gjithëve”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thirrur sonte në mbrëmje një mbledhje të jashtëzakonshme, ku po flet për kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe shkarkimin e ministrit Agim Veliu.

Kurti ka përsëritur qëndrimin e tij se kjo masë tani për tani nuk është e nevojshme.

“Duke pasur parasysh që në çfarë gjendje e kemi gjetur shëndetësinë. Unë ju bëj thirrje që ta ruajmë vetën dhe ta ruajmë njëri-tjetrin. Në ditën e djeshme, kishim një zhvillim të pazakontë, që presidenti i vendit, u angazhua për ti shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Kishim edhe mbledhje të Këshillit të Sigurisë. Në raport thuhet se gjendja në Kosovë është ngyra e verdhë, pra situata është nën kontroll. Pra në mbledhje të Këshillit u propozuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, që për mua është e panevojshme, andaj edhe në konsultat me presidentin e përsërita qëndrimin tim se i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimit të shpërndarjes së virusit Corona. Tash jemi në pritje të Kuvendit për kërkesën e presidentit për shpallje të jashtëzakonshme. Unë edhe sot jam i bindur se nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, është e mundur që të shpallet javët në vijim por lutëm që kjo mos të ndodh. U shpreha edhe në mënyrë kolegjiale se pothuajse të gjithë anëtarët jetojnë në Prishtinë mund të mblidhemi nëse është nevoja dhe ta shpallim gjendje të jashtëzakonshme”, ka thënë Kurti.

Kreu i Qeverisë tha se Veliu ka shkaktuar panik me deklaratën e tij në një televizion, duke dalë në favor të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ndryshe nga qëndrimi i qeverisë. Ai tha se kjo ishte tradhti e dyfishtë ndaj Qeverisë, por edhe ndaj Policisë së Kosovës.

“Deklarimet nuk i kam parë mbrëmë por sot në megjes i dëgjova deklarimet e ish-ministrit të Brendshëm, duke hapur panik. Të thuash pa kurrfarë baze e raport se numri i të infektuare po shtohet çdo orë është e pa pranueshme e kur ke pozitë është e dënueshme. Mua nuk më dha asnjë mundësi veçse ta liroj nga pozita e ministrit. Këtë e kam njoftuar edhe kreun e LDK-së dhe i kam kërkuar emrin që të zëvendësojë Veliun me dikë tjetër”, tha ai.

Të ngjashme