Kurti takohet me Abbott, tema menaxhimi i pandemisë Covid 19

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në takim u bisedua për situatën aktuale në Kosovë, me theks në menaxhimin e pandemisë me Covid-19.

Kurti e njoftoi Abbott me rënien drastike të numrit të të infektuarve me virusin corona, dhe që numri i të shëruarve tashmë e ka tejkaluar atë të infektuarve, gjë për të cilën Ambasadori Abbott shprehu mirënjohjen e tij për punën e mirë të Qeverisë.

Ata po ashtu diskutuan edhe për efektet ekomomike negative të pandemisë dhe masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria në zbutjen e këtyre efekteve dhe kalimin sa më të lehtë, si dhe planet për rimëkëmbjen ekonomike përmes pakos së dytë finaciare.

Të ngjashme