Kurti: Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë e kanë në krahë shtetin e tyre

Prishtinë | 21 Qer 2022 | 15:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se heshtja karshi dhunës seksuale gjatë luftës vazhdon të jetë një mur ndaras. Kurti përmendi edhe gratë që treguan publikisht për krimin që ka bërë Serbia në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në tryezën e organizuar nga Zyra e Kryeministrit, në nderim të viktimave dhe të mbijetuar (a)ve të dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, shefi i Qeverisë përmendi të dënuarin e dhunës seksuale gjatë luftës.

Kurti para pjesëmarrësve ka bërë thirrje që gratë e dëmtuara të aplikojnë për statusin e viktimave të dhunës seksuale.

“Të dielën nderuam me homazhe viktimat e dhunës seksuale që nuk janë më në mesin tonë. Heshtja vazhdon ta mbështjell këtë krim e në vazhdim po vazhdon të jetë një mur ndaras. Në dekadën e fundit kemi gra dhe zonja që treguan të vërtetën për krimin në Kosovë. Kujtojmë zonjën Marte Tunaj, Vasfije Krasniqi, Shyhrete Tahiri dhe shumë gra të tjera që thyen heshtjen. Dhuna në vitin 1998-99, janë krimet më të tmerrshme që kanë shkatërruar shumë jetë dhe kanë hapur shumë plagë”.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë e kanë në krahë shtetin e tyre, ndërsa i inkurajoi të rrëfejnë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

“Vitin e kaluar Zoran Vugotiq është dënuar për herë të parë për dhunën gjatë luftës. Të mbijetuarat dhe të mbijetuarit kanë nevojë edhe për përkrahjen tonë shoqërore për të kaluar stigmën që përballen në shoqëri. Ju bëjë thirrje të dëmtuarave të bëjnë aplikimin për statusin. Na duhet drejtësi transzicionale dhe e kemi prioritet. Ju bëjë thirrje të gjithë burrave dhe djemve që të mbështesin gratë më shoqëri. Dhuna seksuale në të gjitha format kanë qenë taktikë e armë lufte. Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë e kanë në krahë shtetin e tyre. Me angazhim të përbashkët duhet të inkurajojmë për rrëfimet e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, tha ai.

Të ngjashme