Kurti thotë se janë në përfundim të draftit të Ligjit të pagave, e pranon se pati vonesa

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 12:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë në përfundim të draftit të Ligjit të pagave, ndonëse e pranoi se i njëjti është me shumë vonesa, raporton Ekonomia Online.

Ligji i pagave, tha se do t’i trajtojë me dinjitet profesionistët shëndetësor.

“Ligji për paga ka përfunduar diskutimin publik dhe tashmë është në fund. Jam i bindur se profesionistët shëndetësor e kanë atë që e meritojnë, pra dinjitetin. Përveç pagat, profesionistët shëndetësor që punojnë në sektorin publik do të kenë edhe shtesa”.

“Nxitimet janë ato që janë reflektuar në vonesa, ndërkaq profesionistët nga diaspora ne ju bëjmë thirrje që të inkuadrohen në sistemin tonë shëndetësor në mënyrë që ta rrisim cilësinë dhe gjithashtu kontributin e tyre. Jam i bindur që ndryshimi i ligjit të pagave, e sistemi i specializimeve, janë një pako e jona e ndryshimeve”, tha Kurti.

Të ngjashme