Kurti thotë se nuk ka marrë ftesë zyrtare për “Ditën e Çlirimit”

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 17:21 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Protokolli i Shtetit sot doli me një kumtesë ku tha se i ka ftuar edhe liderët e opozitës në manifestimin qendror për Ditën e Çlirimit.

Por tashmë dy liderët opozitar Isa Mustafa, dhe Albin Kurti e kanë mohuar një gjë të tillë.

Përderisa Mustafa doli përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook sqaroi se nuk ka marrë ftesë, edhe lideri i VV-së, Albin Kurti e ka mohuar një gjë të tillë, raporton EkonomiaOnline.”

Nuk e di që kam pasur ftesë në kutinë e deputetëve, por kemi pas edhe shumë organizime si Lëvizje Vetëvendosje meqenëse është përputhur edhe me ditën e Lëvizjes. Grupi jonë parlamentar i ka ndarë deputetët nëpër aktivitete të ndryshme dhe ata kanë marrë pjesë”, tha Kurti.

Të ngjashme