Kurti vazhdon takimet me zyrtarë të lartë në Britani të Madhe

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po vazhdon takimet me zyrtarë të lartë në Britaninë e Madhe.

Ai është takuar me përfaqësues të lartë të Parlamentit Britanik, me të cilët ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale, si dhe për ndryshme e mundshme pas zgjedhjet e 6 tetorit.

“Diskutuam për marrëdhëniet e mira bilaterale midis dy vendeve dhe dy partive tona, situatën socio-ekonomike në Kosovë, për ndryshimet politike pas fitores sonë në zgjedhjet e 6 tetorit, si dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon Britania e Madhe lidhur me BREXIT-in”, ka njoftuar Kurti përmes llogarisë së tij në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë i Kurtit:

Sot në Parlamentin Britanik në Londër takova z. John Cryer, kryesuesin e Grupit Parlamentar të Laburistëve, z. Khalid Mahmood, Ministër i Punëve të Jashtme në hije dhe z. Kastriot Berberi, këshilltar komunal në Waltham Forest.

Diskutuam për marrëdhëniet e mira bilaterale midis dy vendeve dhe dy partive tona, situatën socio-ekonomike në Kosovë, për ndryshimet politike pas fitores sonë në zgjedhet e 6 tetorit, si dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon Britania e Madhe lidhur me BREXIT-in.

Ministri i Punëve të Jashtme në hije, z. Khalid shprehu vullnetin për bashkëpunim dhe për të përkrahur qeverinë e ardhshme në fushën e investimeve, tregtisë e drejtësisë, si dhe për të ndihmuar e përkrahur Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në këtë takim isha bashkë me deputetet Saranda Bogujevci e Fitore Pacolli si dhe me Agim Morinën, koordinator i Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Britani të Madhe.

Të ngjashme