Kurti vendos në zyrë Flamurin kombëtar

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti, ka bërë disa ndryshime në dukjen e kabinetit.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, shefi i Ekzekutivit ka vendosur që në zyrë ta ketë edhe Flamurin kombëtar.

Kjo është parë në një intervistë, dhënë mbrëmë për RTK-në.

Ndryshe, një veprim interesant e bëri dje edhe kryetarja e Parlamentit, Vjosa Osmani.

Ajo largoi fotografinë e presidentit, Hashim Thaçi nga ballina e zyrës së saj, duke e zëvendësuar me të presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Të ngjashme