Kurtishaj falënderon diasporën: 20 miliardë investime, jeni shtylla e Kosovës

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj ka falënderuar diasporën për përkrahje. Biznesmeni nga Suhareka e ka quajtur diasporën si shtyllë të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Të dashur bashkëatdhetarë nga diaspora,
sinqerisht ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj në proces të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Për 20 vite ju ishit shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të Kosovës në forma të ndryshme, andaj Ju jam mirënjohës për kontributin tuaj të madhë.
Janë mbi 20 miliard euro investim dhe remitanca për 20 vite, që Kosova ka përfituar nga diaspora, andaj ju falenderoj për mbështetje.

Me votën tuaj ju më mundësoni që të jem deputet i Kuvendit të Kosovës, ndersa unë do të mundohem që të jem përkrah jush që kontribuat shumë në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit tonë,
Dalshim faqebardhë” shkruan Kurtishaj në njoftim

Të ngjashme