Kusari-Lila: Pas aktakuzave nga Specialja është shkundur struktura institucionale

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se me aktakuzat e konfirmuara ndaj presidenti Thaçi dhe kryetari të PDK’së, Kadri Veseli është shkundur struktura institucionale e Kosovës.

“Zhvillime dramatike, shkundet në substancë e gjitha struktura institucionale e Kosovës. Ndjenja e padrejtësisë po ndjehet tek të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kusari për T7.

Kusari-Lila ka thënë se Serbia ka qenë agresori, kurse Kosova viktima

“Sepse në luftën e fundit Kosova është sulmuar nga Serbia. Shqiptarët tash dorëzojnë një nga një krerët institucionalë për tu përballur me drejtësinë”, tha ajo.

Të ngjashme