Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për nderë të ish-sekretares Albright

Prishtinë | 24 Mar 2022 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e veçantë për nder të shënimit të 23-vjetort të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Seanca ka filluar me një minutë heshtje për ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albrigt e cila vdiq dje në moshën 84 vjeçare. raporton Ekonomia Online.

“Shpirti i saj u prehtë në paqe. Populli i Kosovës do ta kujtojë gjithmonë me respektin më të lartë zonjën Albright”, ka kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Të ngjashme