Kuvendi s’ka kuorum të vendos për Kodin e Procedurës Penale

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 18:17 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi ka shqyrtuar për herë të parë Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, por nuk ka arritur ta aprovojë në mungesë kuorumi.

Albulena Haxhiu tha se nisma e Vetëvendosjes për Ligjin për gjykimin në mungesë të të dyshuarve për krime lufte është e vonuar, mirëpo tash duhet të marr përkrahje.

Sipas saj, drejtësia në Kosovë ka qenë në shpërpushje njëherë nga UNMIK-u e pastaj nga EULEX-i, raporton EkonomiaOnline.

“Unë e kuptoj se secila nismë legjislative që vjen në Kuvend ka hapësire për ndryshime, prandaj edhe kjo mund të ketë. Sa i përket Ministrisë së Drejtësisë, ne e kemi pas ministrin në komision dhe ai ka thënë se do të vij në Kuvend Kodi i Procedurës Penale më 31 qershor dhe ende nuk ka ardhur. Kjo nismë e Vetëvendosjes është bërë në përputhje me Kushtetutën. Ne jemi detyruar ta marrim këtë nismë dy dekada pas luftës sepse PDK-ja nuk i ka rënë në mend. Në projektligj specifikohet që personi që gjykohet në mungese dhe kur paraqet fakte i njëjti mund të rigjykohet,” është shprehur Haxhiu në seancë plenare.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, tha se duhet të presin për këtë projektligj edhe për propozimet e qeverisë.

“Unë kërkoj mirëkuptim. Mendoj që duhet të presim deri muajin tjetër, ta presim çfarë po bjen edhe qeveria. Është Kod i Procedurës Penale, është projektligj i ri dhe nuk është plotësim-ndryshim.

Deputetja, Saranda Bogujevci, përmendi çështjen e personave të pagjetur, raporton EO.

“Kjo ka qenë edhe pjesë e rezolutës që e kemi votuar për personat e pagjetur. 70 deputet kemi votuar pro. Një person është dënuar me 20 vite burg dhe është liruar tre vjet e gjysmë më herët. Nëse kish me ekzistu një ligj më herët në gjykim në mungesë unë si 18 vjeçare nuk mu kish dashtë me shku me dëshmu për ata persona, dhe përvoja ime kish me qenë më pak traumatike,” tha Bogujevci.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se ligjet e Kosovës nuk e lejojnë kthimin e shtetasve të Kosovës në vendin ku kanë bërë vepra kriminale.

“Ligji jonë nuk e lejon kthimin e shtetasve të Kosovës në vendin ku kanë bërë vepra kriminale. Na kemi qindra shtetas të Kosovës të kërkuar. Ne si shtet ligjor duhet t’i marrim parasysh të gjitha, jo vetëm për krime lufte,” tha Haliti.

Të ngjashme