Labi: Këta dy burra do ta sjellin liberalizimin

Prishtinë | 16 Sht 2017 | 19:33 | Nga

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, i ka shkuar në zyrë sot kryeministrit Ramush Haradinaj.

Nga vizita te politikani i tij i preferuar, Labi ka postuar disa fotografi, të cilat i ka shoqëruar me disa “premtime të mëdha”.

“Këta dy burra, dhe bashkpuntorët e tyre, kanë filluar punë intenzive për të ua mundesurë levizjen e lirë qytetarëve të Kosovës. Pra arritjen për Liberalizimin e Vizave dhe shumë procese për të cilat Kosova ka mbetur pak mbrapa”, ka shkruar këngëtari.

Statusi i plotë:

Vizita ime te njeriu që i besoj në Qeverisjen e tij të mirë për Shtetin tonë Kosova Z, Ramush Haradinaj.

Qeveria Haradinaj, do të ndryshoj gjendjen në vendin tonë.

Këta dy burra, dhe bashkpuntorët e tyre, kanë filluar punë intenzive për të ua mundesurë levizjen e lirë qytetarëve të Kosovës. Pra arritjen për Liberalizimin e Vizave dhe shumë procese për të cilat Kosova ka mbetur pak mbrapa..!

Është arritje e madhe për shtetin e Kosovës, kur ne kemi një Ministër të punëve të jashtme, Z Behgjet Pacolli, i cili mbrenda ditës arrinë ti realizojë takimet jashtë vendit për interesat e Republikes së Kosovës. Kjo po ndodh falë asaj që Behgjet Pacolli, posedon avionin e tij privat dhe nuk e kursen asnje minutë për të sjellur te mira në vendin tonë.

Unë besoj shumë se Z. Behgjet Pacolli, do ti sjellë akoma njohje të reja Republikës së Kosovës.
Besoj ne ju Burrështetas të Kosovës.

Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme