Lajçak: Bisedimet e sotme, komplekse dhe të ndjeshme

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ja vlerësuar se bisedimet e zhvilluara të enjtën në Bruksel midis dy palëve kanë konfirmuar “kompleksitetin dhe ndjeshmërinë” e kësaj çështjeje.

“Sapo përfundova bisedimet e sotme me kryenegociatorët Marko Gjuriq dhe Skender Hyseni rreth pretendimeve të dyanshme financiare dhe pronës. Diskutimet tona konfirmuan kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e kësaj çështjeje. Do të vazhdojmë”, ka theksuar Lajçak përmes llogarisë së tij në Twitter.

Koordinatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka deklaruar pas takimit në Bruksel se të enjten nuk është diskutuar fare për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Natyrisht se delegacioni serb bëri përpjekje që ta hapë këtë temë, por ne e refuzuam kategorikisht”, ka thënë Hyseni.

Ai nuk ka dashur t’u përgjigjet komenteve në Kosovë rreth kësaj çështjeje.

“Por, duhet theksuar një fakt: Që janë dy marrëveshje të Asociacionit të nënshkruar më 2013 dhe 2015. Në marrëveshjen e Asociacionit të vitit 2015, Gjykata ka bërë komentet e saja në 21 apo 22 çështje të veçanta dhe as Gjykata nuk ka thënë që Asociacioni nuk duhet të zbatohet”, ka thënë ai.

Të ngjashme