Lajçak e uron Kurtin, ia përmend menjëherë rinisjen e dialogut

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka uruar kryeministrin e zgjedhur Albin Kurti.

Lajçak ka shkruar në Twitter se BE-ja është gati të lehtësojë dialogun me Serbinë.

“Urime Albin Kurti në zgjedhjen tënde si kryeministër. Të uroj suksese në përmbushjen e pritjeve të mëdha të qytetarëve të Kosovës. BE-ja është gati të lehtësojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Lajçak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme