Lajçak ia kthen Thaçit shkurt: Nuk mund të pajtohem më tepër se kaq

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka dhënë mbështetje asaj që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e tha lidhur me takimin që kanë pasur sot.

“Nuk mund të pajtohem më tepër se kaq”, ka thënë Lajçak përmes Twitter, duke rishpërndarë postimin e Thaçit: “Bisedë e shkëlqyer me Miroslav Lajçak në Bruksel. Dialogu nuk ka alternativë. Kosova dhe Serbia duhet që të arrijnë marrëveshjen finale”.

“Neve na duhet BE dhe ne i duhemi BE-së. Ne duhet vepruar. Lajçak e ka mbështetjen time në këtë proces”.

Të ngjashme