Lajçak: Javën e ardhshme pritet marrëveshje me rëndësi Kosovë-Serbi

Prishtinë | 17 Qer 2022 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se javën e ardhshme pritet marrëveshje me rëndësi sa i përket dialogut mes dy vendeve.

Në një intervistë për Euronews Albania ai nuk specifikoi se çfarë konkretisht pritet, ndërsa foli për një takim të tretë të mundshëm mes kryeministrit Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit në Bruksel.

“Ne do të kemi një tjetër takim mes kryenegociatorëve javën e ardhshme. Me shpresë, ne do të mund të njoftojmë rreth një marrëveshjeje shumë të rëndësishme, dhe unë gjithashtu po shpresoj t’i bëj të dy liderët bashkë në Bruksel, për takimin e tretë të nivelit të lartë përpara pushimeve të verës”, tha ai.

Të ngjashme