Lajçak këtë javë vjen në Kosovë

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Që kur mori detyrën e re, nuk pati asnjë vizitë në Kosovë. Pandemia Covid-19 bëri që përfaqësuesi Special i BE’së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, të zhvillojë, vetëm biseda telefonike me liderët e Kosovës

E tani, kur po konsiderohet se janë larguar pengesat dhe mund të rifillojë dialogu mes dy vendeve, Lajcak pritet të vizitojë të dyja vendet.

Këtë e kanë konfirmuar, për T7 nga Zyra e Bashkimit Evropian.

Tutje, nga Bashkimi Evropian thonë se kohën kur mund të nisë dialogu e vendosin Kosova e Serbia.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdimisht po kërkojnë që të rinisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Madje në, Qeverinë e Kosovës sot ishte për vizitë, ambasadori amerikan Philip Kosnett.

I njëjti, u prit nga zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri.

Sipas këtij të fundit,  ambasadori është njoftuar me programin qeverisës, reformat shtetërore, si dhe miratimin e një trategjie të re anti-korrupsion.

Pyetje, për këtë çështje i janë dërguar edhe të përzgjedhurit nga Shtëpia e Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Të ngjashme