Lajçak të martën në Kosovë, takohet me Hotin

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun e Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të vijë të martën në Prishtinë, raporton Express

Lajmin për ardhjen e Lajçakut në Kosovë e ka konfirmuar zyra e Kryeministrit.

Lajçak në Prishtinë do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti.

“Po, është e vërtetë se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak nesër do të vijë në Kosovë dhe do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti. Për orën e takimit do të njoftoheni nesër nga zyra jonë, ndërsa rreth agjendës së z. Lajçak ju lutem drejtohuni tek zyra e BE-së në Kosovë”, thuhet në përgjigje.(Express)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme