Lansohet raporti “Vlerësimi krahasues i të dhënave mbi funksionin e drejtësisë” – Haxhiu: Po punojmë me përkushtim për arritjen e reformës

Prishtinë | 01 Mar 2022 | 12:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Këshillin e Evropës, kanë publikuar raportin “Vlerësimi Krahasues i të dhënave mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë (2014 – 2020)”.

Nga zyra e Këshillit të Evropës thanë se janë shumë të lumtur për këtë bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se si ministri janë duke punuar për të vënë drejtësi në vend, duke thënë se përkushtimi i tyre arritja e reformës në drejtësi.

“Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Ministria e Drejtësie e konsideron edhe metodën e analizave të të dhënave shumë të rëndësishme për identifikimin e problemeve në sistemin e drejtësisë dhe mbi këto të gjetura të hartoj politika duke filluar me koncept dokument për ta analizuar në mënyrë gjithëpërfshirëse fenomenin për të filluar me hartimin e ligjeve apo plotësim ndryshimin e tyre, varësisht se si na udhëzon koncept dokumenti. Një rast i një analize të tillë të të dhënave është edhe raporti që jemi mbledhur për ta lansuar sot”, tha Haxhiu.

“Duhet të theksohet se kjo metodologji përdoret nga të gjitha vendet anëtare të këshillit të Evropës dhe ka për qëllim të analizoj funksionimin e sistemeve gjyqësore dhe të orientoj politikat publike të drejtësisë dhe e të arrihen njohuritë më të mira të kornizave kohore gjyqësorë dhe të optimizoj menaxhimin”, ka thënë ajo.

“Këto të gjetura mund të përdorën nga të gjitha institucionet relevante për të koordinuar politikat e tyre konform nevojave të paraqitura”, tha ajo

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJ), Alban Zogaj, tha se raporti është një shembull i mirë i punës së institucioneve si dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.

Ai tha se një pjesë e rëndësishme raportit është pjesa të cilët e mbështesin gjyqësorin.

“Pjesë e rëndësishme e raportit është numri i bashkëpunëtorëve që e mbështesin gjyqësorin. Ne kemi pasur një koincidencë se në këto 7 vite kemi pasur një fazë të zhvillimit. Ajo qe është thelbësore se nuk do të mungojë bashkëpunimi me zyrën e Këshillit të Evropës”, tha ai

“Siç kemi vërejt nga raporti komponentët më të rëndësishme nga gjetjet e këtij raporti janë buxheti që ka sistemi i drejtësisë në tërësi dhe gjyqësori veçanërisht, pa përjashtuar këtu edhe këshillin prokurorial dhe agjencitë e tjera të pavarura dhe të rëndësishme. Sigurisht është shumë i rëndësishëm edhe numri i gjyqtarëve që koincidon në momentin më të rëndësishëm të gjyqësorit kur ne jemi në një fazë shumë intensive të avancimit të gjyqtarëve”, tha Zogaj.

“Nuk do të mungoj bashkëpunimi ynë me zyrën e këshillit të Evropës për projekte tjera pa përjashtuar edhe projektet e BE. Definitivisht partnerët kanë mbështetur ne mas të madhe zhvillim e gjyqësorit. Bashkëpunimi jonë do të jetë i përditshëm intensiv”, tha Zogaj.

Veton Shabani, zëvendëskryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës tha se është nder që në emër të këshillit prokurorial të jetë pjesë e prezantimit të një raporti për vlerësimin e te dhënave mbi funksionimit të drejtësisë.

“Një vlerësim i tillë për sistemin tonë na ndihmon mjaft shumë në përcjelljen e progresit të indikatorëve dhe ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për fuqizimin e vazhdueshëm në linjë me standardet më të mira evropiane dhe ndërkombëtare. Ndër prioritetet e sistemit prokurorial ka qenë zvogëlimi i mbingarkesës me lëndë për prokurorë. KPK me rekrutimin e prokurorëve të ri dhe miratimin e politikave të ndryshme ka arritur të zvogëloj ngarkesën me lënë për 60 për qind”, tha ai.

Të ngjashme