Latifi takon BSPK-në, diskutuan për ligjin Ligjin për Sigurimin Shëndetësor

Prishtinë | 29 Pri 2022 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është takuar sot me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Qëllimi i Takimit ishte ndërlidhur me kërkesat e BSPK-së të cilat i janë parashtruar Partnerit Social – Qeverisë”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

Komunikata e plotë:

Sot, e premte, më 29 prill 2022, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Atdhe Hykolli, bashkë me anëtarin e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së, z. Ymer Ymeri, u takuan me Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, dhe me Kabinetin e Tij.

Qëllimi i Takimit ishte ndërlidhur me kërkesat e BSPK-së të cilat i janë parashtruar Partnerit Social – Qeverisë.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Haliti, njoftoi Kryetarin Hykolli dhe z. Ymeri se Grupi Punues i Ministrisë së Shëndetësisë është duke përgatitur Ligjin për Sigurimin Shëndetësor dhe pritet që gjatë muajt në vijim të dërgohet për miratim.

Ministri i Shëndetësisë ftoi Kryetarin e BSPK-së që të propozojë anëtarët e Grupit Punues nga radhët e BSPK-së për të marrë pjesë në përgatitjen e Ligjit.

Dialogu i sotëm u vlerësua i suksesshëm dhe i duhur nga Partnerët Socialë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë.

Të ngjashme