LDK-ja dorëzon në Kushtetuese komente për dekretin e Thaçit, plani qeverisës gati

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 13:42 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Arben Gashi shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, bashkë me deputetët Driton Selmanaj e Shkëmb Manaj kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, komentet në emër të Grupit rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi me të cilin kishte nominuar Avdullah Hotin për kryeministër, raporton Ekonomia Online.

Gashi ka thënë se pret që Kushtetuesja të vendosë në favor të drejtësisë kushtetuese dhe promovimit të demokracisë në vend.

“Dorëzuam në Gjykatë Kushtetuese komentet në emër të GP të LDK-së dhe po ashtu disa kolegë deputetë kanë dorëzuar komente me rastin që ka të bëjmë me masën e përkohshme. Por presimin gjykimin final besojmë se do të kemi gjykim fer dhe të drejtë”, tha ai.

Gashi ka shprehur besimin e tij se vendimi do të jetë në favor të drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

“Besojmë se do të jetë në favorin e drejtësisë kushtetuese në aspektin e promovimit të demokracisë në këtë vend”, tha ai.

Ai po ashtu ka treguar se janë në fazën finale të planit qeverisës, i cili sipas tij, do të përfundojë më së largu deri nesër.

“Jemi në fazën finale të përfundimit të planit qeverisës jemi në përfundimin e pakos ekonomike që pritet të aprovohet në ditët e para të qeverisë së re. Kryeministri Hoti është i gatshëm të marrë përsipër trajtimin e këtyre çështjeve”, shtoi Gashi.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme