LDK-ja e përkrahë inciativën “vizapërfëmijë”

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

120 karroca janë të vendosura në sheshin “Skënderbeu”, e mesazhi i këtij instilacioni është që duhet të bëhet më shumë në respektimin e të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Numri i karrocave është zgjedhur të jetë sa numri i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që deputetët të kenë parasysh të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta.

E Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e përkrahë inciativën #vizaperfemije, ku u bënë thirrje fëmijëve me nevoja të veçanta të përfshihen sa më shumë.

Njoftimi i plotë:

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës përkrahë iniciativën #vizaperfemije, e cila bënë thirrje për përfshirje më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara. #vizaperfemije #visa4children

Unicef Kosovo Programme

Të ngjashme