LDK-ja për heqje të taksës, PDK-ja për pezullim

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 18:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka përsëritur se qëndrimi zyrtar i partisë së tij është heqja e tërësishme e taksës.

Këtë e ka thënë në një replikë ndaj ish-ministrit Abelard Tahiri.

“LDK-ja është për heqje të taksës, pa kushte pa bllokada. Ta keni parasysh se taksa e cila është vendosur si mjet për avancimin e Kosovës, nga ju është kthyer në një mjet qe po e dëmton Kosovën”, ka thënë Gashi.

Ai ka pyetur Tahirin për qëndrimin zyrtar të PDK-së.

“Nëse ju si opozitë jeni për heqje e taksës, ne si pushtet jemi për heqjen e taksës, atëherë ka diçka të paqartë këtu”, ka shtuar ai.

E Tahiri tregoi se qëndrim zyrtar i PDK-së, është ai i dhënë nga kryetari i partisë, Kadri Veseli.

“Qëndrimi i PDK-së për taksën, është ai i janarit 2019, për pezullimin e taksës që është propozim i Kadri Veselit”, tha Tahiri.

Ai kritikoi Albin Kurti se kur ishte në opozitë ishte refuzues, kurse tash si kryeministër i paqartë.

Të ngjashme