LDK-ja prezanton zëdhënësin e ri, Besjan Mustafën

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 11:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka prezantuar zëdhënësin e ri të kësaj partie, Besian Mustafën.

Ismet Beqit e vlerësoi Mustafën, për të cilin tha se është i përkushtuar dhe është i përgatitur mirë për detyra të reja, raporton Ekonomia Online.

“Besjan Mustafa është i biri i Xhemajl Mustafës. Besjani është një djalë i ri, i edukuar dhe i shkolluar dhe i përgatitur jo vetëm për këtë detyrë, por edhe për veprimtari të tjera sepse ka nivel të përgatitur”.

“Ka përfunduar shkollën e mesme në Illinoi të ShBA-së, baçelor i shkencave Financa dhe Kontabilitet në Pensilvani të ShBA-së, master në New York në ShBA. Ka qenë kryeshef i agjencisë për investime dhe përkrahjen e ndërmarrjes KIESA. Ligjërues i disa lëndëve të biznesit dhe ekonomisë. Ky person do të jetë urë lidhëse ndërmjet LDK-së dhe ju”.

Besjan  Mustafa tregoi se qëllimi i konferencës ishte njoftimi për nga afër me mediet, raporton EO.

“Qëllimi i këtij takimi ka qenë të njihemi nga afër dhe t’ju falënderoj që po mbuloni LDK-në. Si çdo parti edhe LDK-ja do të ketë një platformë të komunikimit të drejtpërdrejtë, e këtë komunikim do e shpalosim gjatë javëve dhe muajve në vazhdim. Mirëpres që tani e tutje komunikimin ta kemi drejtpërdrejt”.

Të ngjashme