LDK kap Ibër Lepencin, e shpërblen aktivisten e partisë me postin e drejtores në bord

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Qeveria Hoti ka shkarkuar bordet e katër ndërmarrjeve të cilat ishin emëruar nga Qeveria e kaluar e Albin Kurtit.

Kështu, gjatë kësaj të hëne edhe ka emëruar bordet e reja.

E në mesin e emrave të cilat i ka siguruar ekskluzivisht Gazeta Infokus, në bordin e Ibër Lepencit, shihet që ka emëruar edhe aktivisten e partisë, Afërdita Llumnica.

Llumica më 13 qershor të vitit të kaluar ishte zgjedhur kryesuese e kryesisë së Nëndegës së VII-të të Degës së I-rë të LDK-së në Kodrën e Trimave, shkruan gazeta Infokus.

E kjo nuk është pozita e parë e rëndësishme e Llumnicës në LDK.

Më 31 tetor 2016 edhe Ismet Beqiri kishte njoftuar për një post tjetër të saj brenda partisë.

Të ngjashme