Lekaj: Vetëvendosje me Vjosa Osmanin po e vrasin demokracinë

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 23:54 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, është shprehur se Vetëvendosje së bashku me Vjosa Osmanin po e vrasin demokracinë.

Sipas tij, ata do të duhej që të bënin koalicion me ndonjë parti tjetër politike, në mënyrë që mos të udhëheqin me tri pozitat kryesore në vend.

“Nëse ne duam zhvillimin e demokracisë, edhe nëse i ki 100 për qind të votave duhet ta ftosh dikë…VV po sillet keq për ta mbytur demokracinë për të udhëhequr me tre pozitat. Sikur VV t’i kishte fituar 2/3 e votat do të ishte krejt tjetër. Qytetari nuk ka menduar ashtu, sepse ka mund të Aleanca mos t’i ketë as 7 për qind”, tha Lekaj në T7.

Të ngjashme