Lideri i opozitës në Kosovë, Memli Krasniqi, vizitë zyrtare në Shqipëri

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 22:06 | Nga Ekonomia Online

Lideri i opozitës në Kosovë, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është nisur për një vizitë zyrtare, dy ditore, në Shqipëri, me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Gjatë kësaj vizite, Krasniqi do të takohet me të gjithë krerët e shtetit në Shqipëri.

Krasniqi do të pritet nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës, Lulzim Basha dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Temë e diskutimeve gjatë kësaj vizite do të jetë afrimi i bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan dhe rruga për integrim euro-atlantik.

Të ngjashme