Limaj pret në takim Eichhorstin: Dialogu me Serbinë, i paalternativë

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka pritur në takim drejtoreshën e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst.

Limaj me këtë rast e ka thënë se janë pajtuar me Eichhorstin se dialogu është i paaltaernativë.

Positmi i Limajt në FCB:

Prita sot në takim drejtoreshën e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst.

Biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend, dialogun Kosovë-Serbi dhe proceset integruese të Kosovës.

Ishte konstatim i përbashkët se dialogu është i paaltaernativë dhe duhet të gjejmë rrugë për të rifilluar dialogu, në mënyrë që ta arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative për njohje reciproke.

FL

Të ngjashme