Limaj uron komunitetin egjiptian

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar komunitetin egjiptian në Kosovë me rastin e 24 qershorit, ditën nacionale të këtij komuniteti.

Limaj më tutje ka shkruar se komuniteti egjiptian janë vlerë e shtuar e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Të gjithë komunitetit egjiptian në Kosovë ua uroj 24 qershorin, Ditën nacionale të këtij komuniteti.
Uroj përfaqësuesin e këtij komuniteti në Kuvendin e Kosovës, deputetin Veton Berisha për këtë ditë të shënuar.

Komuniteti egjiptian janë vlerë e shtuar e Republikës së Kosovës, i jep kuptim lirisë dhe bashkëjetesës në vendin tonë.

Ky komunitet do ta ketë mbështetjen e plotë në gjithë iniciativat nga ana e institucioneve të Kosovës, për ta bërë një Kosovë sa më të mirë, më humane dhe të barabartë.

Të ngjashme