Lirohet Dardan Molliqaj, ka disa fjalë për atë që ndodhi dje

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili ishte duke u mbajtur në paraburgim është liruar dhe është lajmëruar nga rrjeti social Facebook.

Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar edhe zyrtarja e PSD-së, Natyra Kuçi për Gazetën Express, e cila tha se Molliqaj është liruar pas presionit të madh publik.

“Pas presionit të madh publik, është liruar nga burgu kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj. Kundërshtimi ndaj zhvatjes që ka filluar pushteti nuk ndalet. Përndjekja e pushtetit ndaj opozitës nuk e ndal kritikën e aksionin. Së bashku mund të krijojmë të renë demokratike si kundërpërgjigje ndaj autoritarizmit të Kurtit”, tha Kuçi.

Molliqaj ka reaguar edhe përmes Facebookut pas arrestimeve me forcë të zyrtarëve të PSD-së, të cilët mbajtën aksion për tiketat ngjitëse prej 5 eurosh për automjete.

Molliqaj tha se dhuna e policisë nuk erdhi nga aksioni i PSD-së, por nga cënimi i integritetit moral e politik të një qeverisjeje zhvatëse.

Plaçkitja ndaj qytetarëve nuk kaloi pa u dalluar. Investimin në imazhin e superioritetit moral e mori lumi. Dhuna policore vjen prej një sistemi të vjetër që ushqehet edhe nga rendi patriarkal. Janë po këta policë që nuk reagojnë ndaj dhunës së përditshme ndaj qytetarëve pa mbrojtje e mbështetje nga shteti. Por policia është reflektim. Ajo merr yrush nga politika. E kur në pushtet liderët populist bëjnë kontabilitetin e numrave, tek policia përkthehet në zhvleftësim të jetës së qytetarit. Bashkëjetesa e patriarkatit me populizmin u pa dje me zë e me figurë”, shkroi Molliqaj.

Të ngjashme