Lladrovci bëhet bashkë me Haradinajn: Të bashkuar mund ta çojmë përpara idealin e më të dashurve

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar në rrjetin social Facebook një foto së bashku me kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj.

“Me ish Kryeministrin, Ramush Haradinaj, evokuam kujtimet më të çmuara por edhe më të mirat, për të pavdekshmit tanë, për Luanin e Shkëlzenin, për Fehën dhe Xhevën, por edhe për shokët tanë që sot janë gjallë, për shtetin dhe integrimin në NATO.”, shkruan Lladrovci.

“Po ashtu, theksuam se vetëm të bashkuar mund ta çojmë përpara idealin e më të dashurve tanë dhe idealin tonë të çdo ditshëm, në shërbim të qytetarëve”, shton ai.

Të ngjashme