Lladrovci: E kam edhe mbështetjen e Azem Sylës për të kandiduar për kryetar të Drenasit

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Ramiz Lladrovci ka folur rreth kandidimit të tij për kryetar të Drenasit dhe kandidaturës së Driton Ajazi po nga dega e PDK-së për këtë pozitë.

Lladrovci ka thënë se ai e ka mbështetjen e Kryesisë së parties, por ka mohuar që po e “luftojnë” Azem Syla e Ferat Shala.

Lladrovci ka thënë se është takuar me Azem Sylën dhe ai i ka thënë se mbështet si kandidat të PDK-së për kryetar të Drenasit, por jo vetëm në këtë rast por edhe po të dilte si i pavarur.

“Azem Syla më tha se ti e di që nuk shoh rrjete sociale, por jam përkrahës i juaji pa rezerv dhe të përkrahu pa rezervë se ke punuar për të mirën e qytetarëve. Më ka thënë edhe i pavarur me dalë të mbështeti”, tha Lladrovci në emisionin “Pressing” në T7.

Ai ka thënë se edhe Ferat Shala i ka thënë se mbështet që të garojë edhe për një mandat për kryetar të Drenasit.

Të ngjashme