Lufta kundër COVID 19, Fajon thotë se vendet e Ballkanit po e suspendojnë demokracinë

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Deputetja sllovene e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, u ka bërë thirrje shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova, që të sigurojnë rolin kushtetues të parlamenteve për mbikëqyrjen e masave të ndërmarra për parandalimin e COVID-19.

Fajon ka thënë se pezullimi i demokracisë nuk është një opision në këto përiudha të vështira që po kalon bota.

“U bëj thirrje autoriteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të sigurojnë rolin kushtetues të parlamenteve në mbikëqyrjen e masave të ndërmarra për të luftuar përhapjen dhe ndikimin e # COVID19 Pezullimi i demokracisë nuk është opsion në këto periudha të vështira”, ka shkruar ajo.

Lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në luftën kundër COVID-19, dje ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, e cila ka bërë thirrje që ekzekutivi kosovar t’i rikthehet Kushtetutës, pasi siç ka shkruar ajo nuk mund të iu caktohet njerëzve edhe ora kur mund të dalin jashtë shtëpive të tyre.

Një masë e tillë e qeverisë Kurti është kritikuar shumë, duke u cilësuar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, njëjtë sikurse vendimi paraprak që kufizonte lëvizjen e njerëzve.

Duke parë një situatë të tillë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një iniciativë për hartimin e një ligji për luftën kundër COVID-19, meqenëse kufizimi i lirisë së lëvizjes së njerëzve me vendim të Qeverisë nga Gjykata Kushtetuese është cilësuar si shkelje kushtetuese./ge

Të ngjashme