Lushtaku: Ashtu si në të kaluarën, Ramushi do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë!

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe e pastër dhe e tillë është dëshmuar në vazhdimësi, para gjykatave vendore dhe ndërkombëtare

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

Me shqetësim mora lajmin për ftesën që i është bërë nga Gjykata Speciale, mikut tim Ramush Haradinaj. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe e pastër dhe e tillë është dëshmuar në vazhdimësi, para gjykatave vendore dhe ndërkombëtare. Ashtu si në të kaluarën, Ramushi do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë! SL

Të ngjashme