Ibrahimi në krye të Forumit të Gruas në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 19:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të procesit të konsolidimit të forumeve të Aleancës Kosova e Re (AKR), sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Forumit të Gruas në degën e AKR-së në Fushë-Kosovë.

Koordinatori zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, duke i përshëndetur mysafiret dhe delegatet në emër të presidentit Behgjet Pacolli, tha se AKR-ja është duke u rritur vazhdimisht.
“AKR-ja dhe presidenti Pacolli janë e vetmja shpresë për zhvillimin ekonomik dhe lehtësimin e jetës krahas përmirësimit të standardit jetësor për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Makolli.

Punimet e Kuvendit i përshëndeti edhe koordinatorja e Forumit të Gruas Mirlindë Gashi, e cila tha se gratë janë të lodhura me realitetin kosovar. “Ne duhet ta bëjmë hapin e duhur duke e ndihmuar gruan. Ne do të punojmë për Kosovën që t’i japim shpresë asaj”, ka thënë ajo.

Kuvendi më pas i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 100 delegateve, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas në degën e AKR-së në Fushë Kosovë, është zgjedhur Majlinda Ibrahimi.

Kryetarja e sapo zgjedhur, i falënderoi të gjitha delegatet për besimin e dhënë dhe tha se sfida e gruas sot është barazia dhe demokracia, ndërsa kjo do të bëhet e mundshme vetëm me Aleancën Kosova e Re.

Kuvendi më pas zgjodhi edhe strukturat tjera udhëheqëse të Forumit të degës.

Të ngjashme