Marko Gjuriqi (me të cilin u takua sot Xhelal Sveçla) e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut

Prishtinë | 07 Dhj 2019 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, sot u pa në një takim me Drejtorin e të ashtuquajturës Zyre e Serbisë për Kosovën, Marko Djruic, ku siç u tha nga kjo parti, nuk ishte takim por konferencë ndërkombëtare nën temën ‘Bashkëpunimi Rajonal’. Sidoqoftë, vlen të theksohet se deputeti i njohur u ulë në një tavolinë me atë që po e quan masakrën e Reçakut “trillim”, rikujton Gazeta Metro.

Xhelal Sveçla i VV’së, Arban Abrashi i LDK’së si dhe Ardian Gjini i AAK’së, pak më herët zhvilluan një takim në 15’katëshen në Tiranë, ku shiheshin të qeshur si dhe nën shoqëri të verës.

Ka qenë Arban Abrashi i pari i cili konfirmoi këtë takim i cili po ashtu theksoi se është i organizuar nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë, ndërsa VV fillimisht e mohoi.

Mirëpo, vetëm pak më vonë takimin, duke mos e quajtur të tillë, e konfirmoi zyrtari për informim i VV’së, Arlind Manxhuka.

“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Djuricinn, por është pjesëmarrje në konferencëën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organiztës CIG. Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përvecc shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë Manxhuka.

Vlen të theksohet, se Marko Djuric me të cilin deputeti u ulë sot në një tavolinë, vetëm para dy ditësh mohoi masakrën më të rëndë të kryer nga serbët në Kosovë atë të Reçakut, të cilën e quajti vetëm ‘trillim’.

“Popullin serb askush nuk do të mundet me vendime gjyqësore e dekrete ta detyroj që të pranoj interpretime të fabrikuara të së kaluarës, të mbyllë sytë para të vërtetës së pamohueshme për krimin e shpikur ndaj civilëve në Reçak, e të pranoj fshehjen e krimeve të cilat i kryen terroristët e UÇK” vazhdoi me lajthitjen Djuric.

Metro do t’iu mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e mëtutjeshme rreth këtij takimi.

Të ngjashme